Lidhje

Botërori 2010: Brazili fiton 3:1 ndeshjen me Bregun e Fildishtë

  • Zëri Amerikës

Në ditën e dhjetë të Botërorit 2010, Brazili fiton 3:1 ndeshjen me Bregun e Fildishtë.

Në dy ndjeshjet e tjera të ditës, takimi mes ekipit italian dhe atij të Zelandës së Re në Grupin F, përfundoi me rezultatin 1-1. Golin e parë të ndeshjes e shënoi në minutën e gjashtë Shane Smeltz për skuadrën zelandeze, ndërsa Italia barazoi me penallti në minutën e 28-të, të gjuajtur nga Vincenzo Laquinta.

Në ndeshjen e parë të ditës në Grupin F, të zhvilluar në Bloemfontein të Afrikës së Jugut, Paraguai fitoi ndaj Sllovakisë me rezultatin 2-0 në, duke dalë kështu në krye të grupit. Paraguai dominoi lojën edhe para se mesfushori Enrique Vera shënoi golin e parë në këndin e majtë të portës në minutën e 27-të.

Cristian Riveros shënoi një gol të dytë në minutën e 86-të nga një distancë 12 metërshe, duke i siguruar skuadrës një fitore të padiskutueshme. Sllovakia po luan për herë të parë në një aktivitet të rëndësishëm sportiv, që nga ndarja e Çekosllovakisë në vitin 1993, por u vu në pozita inferioriteti nga Paraguai, i cili ka siguruar 4 pikë nga dy ndeshjet e para.



Të ngjashme

XS
SM
MD
LG