Lidhje

Botërori 2010: Spanja mund Paraguajin 1-0, Gjermania fiton 4-0 me Argjentinën


Spanja fitoi kundër Paraguajit 1 me 0 ndërkohë që Gjermania shënoi një fitore të thellë 4 me 0 në ndeshjen me Argjentinën, dy herë kampione. Spanja dhe Gjermania hyjnë kështu në gjysmëfinalet e botërorit 2010 në Afrikën e Jugut.

Në ndeshjen Gjermani-Argjentinë që u luajt në Kejp Taun, Tomas Muller i Bajern Mynihut, shënoi golin e parë në minutën e tretë pas një pasimi të mesfushorit Bastian Shvainshtajger.

Sulmuesi i Bajrenit, Miroslav Klose shënoi golin e dytë për Gjermaninë në minutën e 68-të dhe përsëri në minutën e 89-të. Mbrojtësi Arne Fridrih, i cili luan me Hertha Berlin, shënoi në minutën e 74-t.

Këtu përfundon edhe pjesëmarrja e Argjentinës në këtë kampionat, skuadra e së cilës pati trajner Diego Maradonën që, si lojtar, udhëhoqi ekipin argjentinas në kampionatin e 1986 në ndeshjen me Gjermaninë në qytetin e Meksikës.

Gjermania po ashtu eliminoi Argjentinën në çerekfinalet e botërorit 2006 në Berlin.

Ndeshja mes Spanjës dhe Paraguajit në Johanesburg nxorri fituese Spanjën me gol të shënuar nga David Villa në minutën 83, pas një loje dramatike në të cilën të dy ekipet humbën nga nje penallti.

Eshtë hera e parë që Spanja hyn në gjysmëfinale ne epokën e futbollit modern.

Paraguaji i cili dilte për herë të parë në cerekfinale, bëri një figurë mjaft të mirë në këtë botëror.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG