Lidhje

Botërori 2010: Përfundon 4-0 ndeshja Gjermani - Australi


Botërori 2010: Përfundon 4-0 ndeshja Gjermani - Australi
Botërori 2010: Përfundon 4-0 ndeshja Gjermani - Australi

Dita e tretë e Botërorit 2010 u mbyll me ndeshjen e Grupit D mes Australisë dhe Gjermanisë që përfundoi me rezultatin e thellë 4-0 në favor të Gjermanisë.

Në ndeshjet e paraditës, Gana dhe Sllovenia fituan me rezultate 1-0 në takimet e tyre të para të kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut.

Në Grupin D, Gana u bë ekipi i parë i Afrikës që shënon fitore në Botërorin e parë në këtë kontinent, duke mundur Serbinë me rezultatin 1-0 në Pretoria. Asomoah Gyan shënoi me penallti në minutën e 85-të të ndeshjes pasi lojtari serb Zdravko Kuzmanovic u ndëshkua me karton të kuq për prekjen e topit me dorë.

Në ndeshjen e parë të ditës, lojtari slloven Robert Koren gjuajti në distancë në minutën e 79-të dhe shënoi golin e fitores për Slloveninë pasi topi i shpëtoi nga duart portjerit të skuadrës algjeriane, Favzi Çaushi.

Fitorja 1-0 në Polokuane i vë Slloveninë në krye të Grupit C me tri pikë. Shtetet e Bashkuara dhe Anglia janë në vend të dytë me nga një pikë secila, ndërsa Algjeria e fundit me asnjë pikë.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG