Lidhje

Udhëheqës botërorë, thirrje Birmanisë për lirimin e të burgosurve politikë

  • Zëri Amerikës

Udhëheqës botërorë, thirrje Birmanisë për lirimin e të burgosurve politikë

Udhëheqës botërorë, thirrje Birmanisë për lirimin e të burgosurve politikë

Udhëheqës të ndryshëm botërorë po përshëndesin lirimin e veprimtares për demokraci Aung San Su Ki nga arresti shtëpiak në Birmani, ndërkohë që bëjnë thirrje për lirimin e të burgosurve të tjerë politikë në këtë vend dhe vende të tjera.

Dalai Lama, udhëheqësi shpirtëror i Tibetit e vlerësoi lirimin e e zonjës Aung San Su Ki nga regjimi ushtarak birmanez. Por sot ai tha se Kina duhet të ndjekë shembullin e Birmanisë dhe të lirojë disidentin Liu Xiaobo, aktivisti i burgosur, i cili ka bërë thirrje për reforma demokratike dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kinë.

Zoti Liu, i cili po vuan dënimin me 11 vjet burgim për rebelim ndaj regjimit, është laureati i sivjetshëm i Çmimit Nobel për Paqen. Kina e ka cilësuar zotin Liu si kriminel dhe ka thënë se nderimi me Çmimin Nobel përbën ndërhyrje në punët e saj të brendshme.

Dalai Lama, i cili ashtu si Aung San Su Ki, është fitues i Çmimit Nobel të Paqes, strehohet në Tibet që nga viti 1959, pas dështimit të një kryengritjeje në Kinë, ku ai konsiderohet si separatist.

Organizata Amnesty International tha se lirimi i zonjës Aung San Su Ki nuk duhet të bëhet shkak për të harruar fatin e 2200 të burgosurve të tjerë politikë, të cilët ende mbahen në kushte të rënda.

Presidenti amerikan Barak Obama, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun dhe kreu i Komisionit Evropian Zhoze Manuel Barrozo kanë bërë thirrje për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë të Birmanisë.

XS
SM
MD
LG