Lidhje

Çlirimtarët e kampeve naziste të përqendrimit takohen në Uashington

  • Jerome Socolovsky

Çlirimtarët e kampeve naziste të përqendrimit takohen në Uashington

Çlirimtarët e kampeve naziste të përqendrimit takohen në Uashington

Më shumë se 100 ish ushtarë amerikanë që morrën pjesë në çlirimin e kampeve naziste të vdekjes gjatë Luftës së Dytë Botërore u nderuan kohët e fundit në Uashington. Veteranët kujtuan tmerret që panë 65 vjet më parë, kur u takuan me viktimat e Holokaustit.

Flamurët e divizioneve të tyre të luftës ishin renditur në sallën e rrumbullakët të Kongresit për të nderuar ushtarët. Gjenerali i ushtrisë, Dejvid Petreas, nderoi kontributin e tyre.

"Ashtu siç nuk do të harrohen tmerret e kampeve të vdekjes, nuk do të harrohet kurajoja, vetmohimi dhe dhimbshuria juaj”.

Këta burra njihen tashmë si “Çlirimtarët”. Ata ishin mes dëshmitarëve të parë të një prej tmerreve më të mëdha të shekullit të 20-të, kampeve të përqendrimit, ku mëshumë se gjashtë milion hebrej u zhdukën më mënyrë sistematike. Shumë gjëra nga lufta e tyre kujtohen në Muzeun e Holokaustit në Uashington. Ata bënë pikërisht një vizitë këtu para ceremonisë.

"Ne kemi ndeshur në diçka, këtu ka gjerëz gjithandej... të sëmurë, duke vdekur, të uritur”.

84-vjeçari Xhorxh Sherman bënte pjesë në divizionin e 11-të të blinduar të ushtrisë amerikane, kur në maj të vitit 1945, skuadra e tij u nis nga Linzi i Austrisë drejt lindjes.

"Pas një kilometri apo dy, ne filluam të ndjenim një erë të fortë që nuk mund ta përcaktonim se çfarë ishte”.

Sherman bënte pjesë në njësinë e zbulimit. Prandaj ai dhe pjesëtarët e tjerë të njësisë ndoqën rrugën që i çoi ata në skenat që ishin të ngjashme me ato që ishin gjetur gjetkë në Evropën e pushtuar nga nazistët. Të burgosurit vini rrotull kudo.

"Por brenda portave gjetëm grumbuj trupash dhe njerëz që filluan të dilnin nga barakat. Ata ishin në gjendje të mjerë fizike, vetëm skeleti u kishte mbetur dhe ishin të veshur ve thasë”.

Ushtarët e divizionit të tij u pritëm si heronjë në kampin e përqendrimit Mathauzen.

"Kjo është emblema e divizionit të 11-të”.

Gruaja e Xhorxhit, Marsi, e shoqëronte atë gjatë vizitës në muzeum. Ajo tha se kjo i i ngjalli atij kujtime për të cilat nuk kishte folur kurrë më parë.

"Furrat ishin ende të nxehta, sepse gjermanët ishin metodikë deri në momentin e fundit. Deri në momentin e fundit ata donin të vrisnin sa më shumë njerëz që të kishin mundësi”.

Çfarë e indinjon Shermanin tani është se ka njerëz që e mohojnë Holokaustin.

"Si është e mundur që përballë të gjitha fakteve që janë dokumentuar me kujdes dhe janë vërtetuar, ata ta mohojnë gjithë atë që ndodhi. Kjo është e pabesueshme”.

Muzeumi i Holokaustit dokumenton genocidin dhe dëshmitë e të mbijetuarve që tashmë janë duke u plakur. Stiv Berri është tani 85 vjeç. Ai ndodhej në një tren të mbushur me të burgosur dhe ende kujton ditën kur pa çlirimtarët e tij amerikanë.

"Mendoj se ende nuk është gjetur fjala për të përshkruar ndjenjën time”.

Ai thotë se u detyrohet atyre me jetën tij Por një prej tyre e kundërshtoi menjëherë atëhere.

"Dhe ai më tha: ‘Dua që ta dish se nuk më detyrohesh as mua dhe as ndokujt tjetër. E gjithë bota u ka borxh juve gjithçka, sepse atë që ata ju morrën nuk mund t’jua kthejë askush më’”.

Por çlirimtarët u shpërblyen me diçka këtu në Uashington. Gjenerali Petreas nderoi secilin prej tyre me medalje. Veteranët e moshuar mund të ndjehen edhe një herë krenarë për luftën e tyre 65 vjet më parë.

XS
SM
MD
LG