Lidhje

Rusi: Rezultati i zgjedhjeve, goditje për zotin Putin

  • Zëri Amerikës

Rusi: Rezultati i zgjedhjeve, goditje për zotin Putin

Rusi: Rezultati i zgjedhjeve, goditje për zotin Putin

Partia Rusia e Bashkuar e Kryeministrit të Rusisë Vladimir Putin arriti vetëm një shumicë të lehtë në zgjedhjet e djeshme parlamentare, duke pësuar një goditje të rëndë në bazën e saj. Ajo mori 49,5 përqind të votave ose 238 vende në parlament, nga 315 që zotëronte më parë më parë.

Megjithëse partia në fuqi e zotit Putin fitoi në zgjedhjet e djeshme parlamentare, kjo nuk ishte një fitore me shumicë dërrmuese siç kishte shpresuar Partia Rusia e Bashkuar.

Kjo është goditja më e rëndë që merr në zgjedhje zoti Putin që kur erdhi në fuqi në vitin 1999.

Disa analistë në Moskë thonë se rezultati i këtyre zgjedhjeve ndoshta nënkupton se kjo parti do të detyrohet ta ndryshojë strategjinë e saj nëse dëshiron të fitojë zgjedhjet presidenciale në mars të vitit tjetër.

"Rezultati i tanishëm në parim nuk sjell shumë ndryshim përsa i përket pozicionimeve në Dhomën e Ulët të parlamentit, por ka shumë rëndësi sepse shpreh ndryshime të mëdha në atmosferën politike,” thotë analisti Nikolai Petrov, i qendrës Carnegie në Moskë.

Ndërkaq, ishte i ndryshëm mesazhi që erdhi nga zyrtarët një ditë pas zgjedhjeve.

"Rezultati kryesor ishte se njerëzit votuan edhe një herë për kursin e presidentit të vendit, Dmitri Medvedev, të kryeministrit Vladimir Putin dhe të Partisë Rusia e Bashkuar," tha Sergei Neverov, sekretar i kryesisë së kësaj partie.

Votuesit, të zhgënjyer nga korrupsioni i përhapur, janë të shqetësuar se një mandat i dytë për zotin Putin si president mund ta çojë ekonominë e vendit në stanjacion.

Edhe partitë e opozitës shprehën indinjatë, duke akuzuar kandidatët e partisë në fuqi se shfrytëzuan padrejtësisht kohën televizive dhe shpenzuan para të madhe për të fituar.

XS
SM
MD
LG