Lidhje

Bllokohet për dy ditë kufiri me Greqinë


Pala greke njoftoi autoritetet shqiptare se për shkak të një greve të zhvilluar në Greqi, do të ketë një ndërprerje dyditore të punës në Pikat Kufitare me Shqipërinë.

Sipas palës greke bllokimi do të nisë prej mëngjesit të ditës së premte deri mëngjesin e ditës së dielë.

Autoritete greke kanë deklaruar se gjatë harkut kohor prej 48-orësh, dogana greke nuk do të kryejë veprime dhe nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

Përjashtim,sipas autoriteteve greke ,do të bëhet vetëm për këmbësorët, si edhe për ndonjë rast emergjent, të paraqitur në kufi.

XS
SM
MD
LG