Lidhje

UEFA ndëshkon Shqipërinë dhe Serbinë


Fitorja në tavolinë i jepet Serbisë. UEFA i heq nga klasifikimi kombëtares serbe tre pikë. Gjobë 100 mijë euro për të dyja ekipet. Federata shqiptare njofton se do të bëjë ankimim.

Komisioni disiplinor i Uefa-s vendosi sot që t’i japë një fitore në tavolinë, 3-0, Serbisë për ndeshjen e futbollit me Shqipërinë, e luajtur javën e shkuar në Beograd, por më pas e ndërprerë për shkak të incidenteve të dhunshme në fushë ku hynë tifozët serbë. Uefa, i ka hequr ndërkohë tre pikë nga klasifikimi edhe Serbisë, e cila do të duhet gjithashtu të luajë dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi, pa tifozë. Të dyja kombëtaret e futbollit janë gjobitur me nga 100 mijë euro.

Vendimi u prit me zhgënjim në Tiranë. Federata shqiptare e futbollit deklaroi menjëherë se ajo do të bëjë ankim. “Një vendim i cuditshëm kompromisi”, e ka cilësuar përfaqësuesi ligjor i Federatës, Artan Hajdari vendimin. Ai shtoi se pala shqiptare do të kërkojë që Serbia të ndëshkohet edhe për koret raciste në stadium, ku gjatë gjithë kohës tifozët serbë lëshuan thirrje të vazhdueshme “Vritini shqiptarët”.

Zhgënjim shprehu dhe trajneri italian i kombëtares shqiptare Gianni De Biazi. “Zhgënjim për një vendim që nuk na dha drejtësi. E Kuptoj komisionin, por besoj se është e vështirë për ne të pranojmë një vendim që na nxjerr të mundur në të gjitha aspektet. Na hoqën dhe atë që fituam në fushë. E cfarë duhet të ndodhte më shumë?”, pyet De Biasi në reagimin e publikuar në faqen e tij në internet.

Nga ana e tij kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter shkruan “FSHF bën shumë mirë të hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit. ForcaShqipëria”, shkruan zoti Rama.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG