Lidhje

Shqipëri: Qeveria shpall fituesin e garës për shitjen e Albpetrolit


Ai është konsorciumi amerikan "Vetro Energy", i cili ofroi 850 milionë euro

Në Shqipëri, qeveria shpalli sot zyrtarisht fitues së garës për shitjen e Albpetrolit, konsorciumin amerikan Vetro Energy, i cili ofroi 850 milion euro. Kryeministri Sali Berisha deklaroi se paratë do të përdoren për investime publike: “I garantoj qytetarët shqiptarë se e tëra do të kthehen në mirësi për ta dhe kur the mirësi nuk kam parasysh një fjalë të ëmbël pa substancë, por kam parasysh rrugë, shkolla për fëmijët e tyre, ujësjellës, kanalizime, kam parasysh kanale vaditëse, kam parasysh mbështetje të fuqishme për fermerët shqiptarë, të cilët po rrisin çdo vit në mënyrën më të admirueshme prodhimin e vendit, pra nuk shkon në asnjë qindarkë për shpenzime të administrates”.
Vendimi i sotëm i qeverisë erdhi pasi asnjë nga konkurrentët në garë nuk bënë ankim. Tani autoritetet shqiptare duhet të hyjnë në bisedime për termat e kontratës, një fazë e cila mund të kërkojë edhe një muaj kohë. Shitja e Albpetrolit është privatizimi më i madh i realizuar ndonjëherë dhe vjen në një moment kritik për financat shqiptare. Një ditë më parë misioni i Fondit Monetari i sugjeroi autoriteteve që të ardhurat nga privatizimi të shkojnë kryesisht për reduktimin e borxhit publik dhe shlyrjen e detyrimeve të prapambetura që qeveria i ka firmave private.
XS
SM
MD
LG