Lidhje

25 vjetori i rrëzimit të diktatorit Enver Hoxha


Në Tiranë u përkujtua sot 25 vjetori i rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha nga sheshi Skënderbej. Partia Demokratike organizoi një tubim, ku vlerësoi sakrificat e studentëve dhe qytetarëve demokratë për mbrojtjen e vlerave demokratike të shoqërisë shqiptare.

Partia Demokratike e opozitës organizoi sot një tubim në Muzeun Historik Kombëtar për të kujtuar 25 vjetorin e rrëzimit të monumentit të diktatorit komunist Enver Hoxha në sheshin Skënderbej nga qytetarët e Tiranës.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pohoi në atë tubim se 20 shkurti 1991 u kujton edhe sot shqiptarëve se liria nuk mund të bashkëjetojë me krimin dhe korrupsionin. 20 shkurti është thirrje për probemet e sotme që ka Shqipëria, tha ai.

Në këtë 25 vjetor, tha zoti Basha, 20 shkurti ndan sërish dy modele, dy botë, dy rrugë për të ardhmen e vendit; modelin e demokracive perëndimore dhe modeli i diktatorit Enver Hoxha.

Shoqëria shqiptare duke u marrë vazhdimisht me cilësitë e demokracisë, ka lënë mënjanë vlerat e pazëvendësueshme të lirisë.

Përkujtimi i rrëzimit të monumetit të diktatorit komunist Enver Hoxha nga banorët e Tiranës më 20 shkurt 1991 është një nga ngjarjet më të rëndësishme të politikës dhe demokracisë shqiptare.

Rrëzimi i monumentit të diktatorit erdhi pas disa ditë grevë urie të studentëve për të hequr emrin e Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG