Lidhje

Pasojat e motit të keq në Shqipëri

  • Pëllumb Sulo

Rreshjet e dendura të pasdites dhe natës së kaluar kanë shkaktuar tre viktima në Qarkun e Lezhës si dhe kanë përmbytur me mijra hektarë tokë bujqësore duke shkaktuar një situatë të rëndë të emergjencave civile. Në ndihmë të banorëve kanë shkuar forca dhe mjete të shumta të ushtrisë dhe policisë, ndërkohë që në Lezhë u mblodh edhe shtabi i emergjencave civile me praninë e Ministrave Tahiri dhe Kodheli. Gjatë paradites së sotme, situata ka ardhur duke u përmirësuar, por rreshjet e shiut kanë nisur përsëri në orët e pasdites.

XS
SM
MD
LG