Lidhje

Banka e Shqipërisë, ankande për bono thesari


Banka e Shqiperise sapo ka organizuar dy ankande per te shitur bono thesari te qeverise ne vlere afro 250 milione dollare. Ekspertet e ekonomise e shohin me shqetesim kete si nje praktike qe thellon borxhin publik, i cili ka arritur nivele te larta.
Ata pohojne se per paradoks kredite, investimet dhe konsumi kane rene, ndersa parate e teperta ne banka i merr borxhe qeveria.
Banka Qendrore e Shqipërisë zhvilloi dje dy ankande për bonot e thesarit me nje vlerë të përbashkët afro 250 milionë dollarë amerikanë, duke tërhequr kritikat e qarqeve politike se borxhet e qeverisë po thellohen me tëj.

Ankandet për bonot e thesarit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:57 0:00

Këto janë ankandet e 26 dhe 27 për këtë vit në shuma mujore që luhaten nga 250 milonë deri në 420 milionë dollarë me norma interesi që luhaten nga 4,6 për qind deri në 5,5 për qind. Sipas disa ekspertëve, këto janë borxhe të zakonshme të qeverisë, të cilat janë të mirëpritura nga sistemi bankar për të vënë paranë në lëvizje me invetime dhe riinvestime.
“Interesat e bonove janë shumë të ulëta - thotë Gjergj Buxhuku, përfaqësues i Konfindustrias - dhe kjo u jep siguri investitorëve të huaj se qeveria ka aftësi paguese, ndërsa e kundërta ndodhi me qeveritë italiane dhe greke, ku interesat e letrave me vlerë u rritën aq shumë sa askush nuk i blinte dhe qeveritë e tyre u rrëzuan dhe u përmbytën nga kriza”.
Por këto borxhe të reja të zakonshme dhe të programuar nga ligji i buxhetit u bashkohen borxheve të mëparshme të qeverisë dhe kjo i ka shqetësuar disa analistë të ekonomisë. Sipas tyre qeveria po luan me rrezikun, duke hequr fare tavanin e borxhit, duke i çuar borxhet faktike sa 62 për qind e prodhimit kombëtar, dhe duke mbërritur deri në 80 për qind të limitit që mund të marrë borxh.
“Fakti që interesat e bonove janë të ulëta është një lajm i mirë për qeverinë, se është Banka Qendrore ajo që e shet lirë borxhin e qeverisë, por investimet private kanë rënë dhe nuk përfitojnë gjë nga këto interesa të ulëta, thotë thotë profesoresha e ekonomisë, Luljeta Minxhozi, dekane e fakultetit ekonomik në Universitetin Europian të Tiranës.

Sipas saj, borxhi i lartë është bërë tipar kryesor dhe dominues i ekonomisë shqiptare,
Zonja Minxhozi thotë se situata ekonomike nuk është e shëndetshme; paratë e bankave shkojnë për të blerë borxhet e qeverisë, ndërsa blerjet e qytetarëve për konsum kanë rënë; pjesa më e madhe e borxhit është një borxh i brendshëm, gjë që ka tkurrur investimet e brendshme. Situata mund të shkojë shpejt edhe drejt një krize borxhesh, që kërkon trajtim të veçantë, thotë ajo.

Statistikat tregojnë se ankandet janë një veprim i zakonshëm i qeverisë, e cila 5 vitet e fundit kërkon 4-5 ankande cdo muaj për të shitur bono thesari 260 milionë dollarë deri në 420 milionë. Kurba e ankandeve është simetrike qysh nga korriku 2009 deri sot në korrik 2013. Për 5 vjet rresht, çdo janar dhe çdo korrik janë shitur bono sa 420 milionë dollarë, dhe muajt e tjerë janë shitur bono thesari sa 260-290 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG