Lidhje

Prokuroria mbyll hetimet për disa punonjës të Bankës

  • Armand Mero

Në Shqipëri prokuroria njoftoi sot mbylljen e hetimeve për 15 punonjës të Bankës Qëndrore të akuzuar për Shpërdorim detyre, në skandalin e vjedhjes së mbi 7 milionë dollarëve.

Bëhet fjalë për punonjës të niveleve të ndryshme, që nga ata që kanë punuar në arkë ku ka ndodhur dhe vjedhja, e deri të anëtarët e komisionit të inventarizimit të dy viteve të fundit. Pjesa dërrmues e tyre janë në arrest me burg, ndërsa të tjerët me arrest shtëpie.

Mes tyre është dhe Dorian Çollaku, drejtori i drejtorisë së Emisionit si dhe Inspektorja e Përgjithshme Elivar Golemi. Çollaku, akuzohet se nuk ka nxjerrë aktet e nevojshme nënligjore që do të duhet të rregullonin veprimarinë e departamentit të Emisionit prej nga varej edhe thesari. Ndërsa ish inspektorja e Përgjithshme Golemi sipas prokurorisë nuk ka kryer në mënyrë periodike auditet në departamentin e Emisionit si dhe nuk ka raportuar periodikisht as përpara Këshillit Mbikqyrës të Bankës.

Prokuroria do të vazhdojë ndërkohë hetimet ndaj Ardian Bitrajt, personin që ka kryer vjedhjen, si dhe ndaj Mimoza Bruzias, e cila dyshohet se ka patur dijeni për vjedhjen. Po ashtu hetimi do të vazhdojë edhe për Kleves Bejtajn,të afërmin e Bitrajt. Hetimet nuk janë mbyllur as për ish guvernatorin Ardian Fullani, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Ndaj tij po hetohet paralelisht edhe për abuzime të mundshme në rastin e blerjes së hotel Dajtit në Tiranë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG