Lidhje

Parcela të reja me bimë narkotike


Pas monitorimit të territorit nga ajri dhe situatës së krijuar në Lazarat, policia shqiptare ka zbuluar edhe në Veri të Shqipërisë zona të tjera të nxehta, ku po kultivohen sasi të mëdha të bimës narkotike.

Kështu, në një zonë të largët malore të Shkodrës, policia asgjësoi me djegje 25 parcela me 9100 rrënjë të bimës narkotike cannabis sativa.

Këtë vit po vërehet një shtim i sipërfaqeve të mbjella me bime narkotike, gjë që flet për efektivitetin e ulët të strategjisë së policisë shqiptare për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Zbulohen bimë narkotike në veri të Shqipërisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:34 0:00
XS
SM
MD
LG