Lidhje

Shqipëri: Përsëri debate të ashpra mes PS dhe PD në Parlament


Shqipëri: Përsëri debate të ashpra mes PS dhe PD në Parlament
Shqipëri: Përsëri debate të ashpra mes PS dhe PD në Parlament

Në Shqipëri parlamenti u përfshi sot sërish në debate të ashpra mes shumicës dhe opozitës lidhur me dy votimet e kryera seancën e shkuar për rrëzimin e dekretit të presidentit Bamir Topi i cili kishte kthyer pas ligjin e pronave. Opozita kërkoi rivotimin e tij duke këmbëngulur se votimi i dytë i kryer seancen e shkuar ishte sipas saj antikushtetues duke braktisur më pas sallën e parlamentit. Shumica nga ana e saj foli për një problem teknik duke deklaruar se nuk kishte patur asnjë shkelje as të kushtetutës dhe as të rregullores.


XS
SM
MD
LG