Lidhje

Shqipëri: Qeveria angazhohet të ulë borxhin publik


Shqipëri: Qeveria angazhohet të ulë borxhin publik
Shqipëri: Qeveria angazhohet të ulë borxhin publik

Drejtues të bankave dhe të financave te Shqiperisë diskutuan ne nje konference nderkombetare mbi rreziqet e sistemit financiar te vendit perballe krizes ekonomike boterore gjate 2010 dhe nevojes per te bashkepunuar ne tejkalimin e saj

Drejtues të bankave dhe të financave te Shqiperisë diskutuan sot ne nje konference nderkombetare mbi rreziqet e sistemit financiar te vendit perballe krizes ekonomike boterore gjate 2010 dhe nevojes per te bashkepunuar ne tejkalimin e saj. Qeveritaret u angazhuan te ulin borxhin dhe shpenzimet, dhe u bene thirrje bankave qe te kreditojne me shume ekonomine reale. Konferenca e organizuar nga Banka Qendrore doli ne perfundimin se kriza mund te tejkalohet vetem me bashkepunimin e sistemit bankar, me nje transparence me te madhe dhe me nje kreditim me te madh dhe me te guximshem. Konferencat ekonomike po ndiqen tani nga nje numer gjithnje e madh pjesemarresish. numri i bankiereve dhe zyrtareve sa vjen e rritet ne keto konferenca per te kuptuar zhvillimet ekonomike dhe per te bashkerenduar veprimet. Konferenca terhoqi vemendjen tek financimet e pergjegjshme, dhe tek mbeshtetja qe bankat duhet t'i japin ekonomise.

XS
SM
MD
LG