Lidhje

Shqipëri: Informaliteti në ekonomi


Në Tiranë, qeveria po përgatit një nismë të re kundër informalitetit në ekonomi. Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtues të doganave dhe tatimeve, ku kërkoi të shrohet sa më shpejt kjo plagë që ka prekur, sipas tij, një të tretën e ekonomisë shqiptare. Por studiues të pavarur të ekonomisë besojnë informaliteti dhe korrupsioni grabitin gjysmën e fitimeve të ekonomisë shqiptare. Ata pohojnë se krahas lidhjeve klienteliste e politike, inspektorët e tatimeve dhe doganave punojnë edhe si konsulentë të firmave se si t'i shkelin ligjet.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG