Lidhje

KQZ përmbys rezultatin për Lezhën


Në Shqipëri një vendim i sotëm e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përmbysi rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit në qarkun e Lezhës duke i njohur një mandat më shumë të djathtës, e cila kalon kështu me katër kundrejt 3 mandateve që i mbeten të majtëve.
Sipas Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, në tabelat e rezultateve të 248 qendrave të votimit ishin vënë re parregullsi dhe mospërputhje mes të dhënave të ofruara paraprakisht në rrugë elektronike dhe atyre që kishin dalë nga tabelat origjinale, ndërsa për rezultatet e 10 qendrave të tjera të votimit për të cilat kishte patur debat mes palëve në garë, u morën të mirëqena të dhënat elektronike.
Socialistët të cilët pas këtij vendimi humbin një mandata dhe zbresin në një total prej 83 vendesh në parlamentin e ardhshëm, u shprehën kundër procedurave të ndjekura nga Kqz dhe thanë se do të ankimojnë cështjen.
E majta ka dwrguar ndërkaq nw Kolegjin zgjedhor, edhe rezultatin e qarkut të Kukësit i përcaktuar 3 me 1 në favor të së djathtës vetëm nga një numër i vogël votash. Këtu është Lëvizja socialiste për Integrim e cila pretendon se mandati katërt i këtij qarku i përket asaj.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG