Lidhje

Kolegji rrëzon kërkesën e PD-së për zgjedhjet në Korçë


Në Shqipëri kolegji rrëzoi sot kërkesën e Partisë Demokratike për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë së Korcës dy javë më parë, të cilat u fituan nga kandidati socialist Sotiraq Filo.

Polemikat për këto zgjedhjeve shpërthyen pasi në emisionin "Fiks Fare", në televizionin "Top Channnel" u shfaqën disa pamje në të cilët shiheshin të rinj studentë të cilët pasi kishin votuar tërhiqnin 2 mijë lekë pranë një zyre elektorale të Partisë socialiste. Demokratët protestuan ashpër, duke akuzuar të majtët se kishin blerë votat. Ndërkohë që socialistët shpjeguan se pagesa ishte për shpenzimet e rrugës të studentëve, anëtarë të organizatës së tyre rinore, të cilët ishin nisur nga Tirana.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet e Prokurorisë, ndërsa Partia Demokratike bëri ankim në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për të kërkuar pavlefshmërinë e zgjedhjeve dhe përsëritjen e tyre në Korocë. Pasi Komisioni nuk morri dot një vendim, duke qenë se funksionon vetëm me 4 anëtarë cështja i kaloi kolegjit, i cili sot në mbërmje dha vendimin.

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Ivi Kaso u shpreh se Kolegji mbylli sytë përpara një shitblerjes së votës, në vend që t’i thoshte "Ndal" këtij fenomeni të turpshëm, deklaroi ai. Partia demokratike ka njoftuar edhe ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ngjarjen e Korces.

XS
SM
MD
LG