Lidhje

Një i vrarë dhe një i plagosur në Laç


Në Shqipëri mbahen sot zgjedhjet parlamenetare, që shihen gjerësisht si një faktor që mund të ndikojë drejtpërdrejt tek integrimi i vendit në Bashkimin Evropian. Mbi 3 milionë persona kanë të drejtën për të votuar.

Autoritetet shqiptare njoftuan se një person u vra dhe një tjetër u plagos në një qendër votimi në qytetin veri-perëndimor të Laçit. Sipas policisë një aktivist i LSI-së në opozitë u vra në një shkëmbim zjarri me kandidatin e Partisë Demokratike në pushtet, i cili u plagos.

Vrasja e Laçit
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Perëndimi po i ndjek me kujdes zgjedhjet, për ndonjë shenjë parregullsie të mundshme. Që nga viti 1991, me rënien e regjimit komunist, zgjedhjet në Shqipëri janë zhvilluar me probleme dhe asnjëherë ato nuk janë cilësuar plotësisht të drejta dhe të lira.

Evropa është shqetësuar për erozionin e demokracisë në Shqipëri dhe një tjetër dështim në zhvillimin e zgjedhjeve të drejta mund të rrezikojë anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Anketat flasin për mundësinë e një fitoreje të ngushtë të Partisë Socialiste të drejtuar nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës Edi Rama, i cili i humbi zgjedhjet në vitin 2009.

Rezultati i zgjedhjeve do të certifikohet nga gjykata, ngaqë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbetur i paralizuar pas dorëheqjes në muajin prill të tre nga shtatë anëtarët e tij, pas një mosmarrëveshjeje politike.
XS
SM
MD
LG