Lidhje

Shqipëri: partitë e vogla, propozime për Kodin Zgjedhor


Në Shqipëri, 43 parti të vogla parlamentare dhe jo parlamentare propozuan sot disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, në kuadër të reformës së ndërmarrë nga parlamenti për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Mes propozimeve të tjera është dhe ai për një votim dhe numërim elektronik, një kërkesë e cila mbështetet me këmbëngulje nga Partia Demokratike, forca kryesore e opozitës, apo dhe ndryshime në administrimin e procesit përmes komisioneve të depolitizuara dhe përbërjes së tyre me gjyqtarë, prokurorë noterë e avokatë, apo dhe barazia mediatike dhe ajo financiare.

Propozimet vijnë pak ditë përpara takimit të pritshëm mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha, ku përveç Reformës në Drejtësi pritet të diskutohet edhe për atë zgjedhore.

XS
SM
MD
LG