Lidhje

BE, Rama: Në vjeshtë përmbushim prioritetet


Sot në Tiranë u zhvillua raundi i 5-të i Dialogut të nivelit të lartë. Komisioneri Johannes Hahn: Vendi në rrugën e duhur. Mund të ishte bërë më shumë përparim

Në Shqipëri kryeministri Edi Rama tha sot se vendi i tij brenda vjeshtës së ardhshme do t’i ketë përmbushur detyrimet e përcaktuara nga Brukseli dhe kërkoi nga komisioni europian që të vepronte si në rastin e Malit të zi ku pas rekomandimit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim vendit ju desh të realizonte disa objektiva konkretë që cuan më pas në nisjen e bisedimeve. Këto komente zoti Rama i bëri në një konferencë për shtyp me Komisionerin europian Johannes Hahn, në përfundim të Dialogut të nivelit të Lartë Shqipëri-Be i mbajtur në Tiranë. Zoti Hahn tha se ndonëse do të kishte dashur të shihte më shumë përparim, vendi është në rrugën e duhur.

Dialogu BE-Shqipëri
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:04:24 0:00

Dialogu i nivelit të lartë Shqipëri-Bashkimi europian është një instrument i propozuar dy vite më parë nga ish komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule për të nxitur përshpejtimin e përparimit të Shqipërsë në procesin e integrimit europian. Pasuesi i tij, komisioneri për Politikat e Fqinjësisë dhe bisedimeve për anëtarësim Johannes Hahn, në të parën vizitë në Tiranë, mori sot pjesë në raundin e 5-të të Dialogut.

Shqipëria mori qershorin e kaluar statusin e vendit kandidat dhe tani shpreson të bëjë hapin tjetër të hapjes së bisedimeve për anëtarësim. Përpara saj janë për t’u përmbushur 5 përparësi kyce që lidhen me reforma në administratën publike, në sistemin e Drejtësisë, me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe respektimn e të drejtave të njeriut.

Kryeministri Edi Rama u shfaq optimist lidhur me ecurinë e vendit në përmbushjen detyrimeve ndaj Brukselit duke deklaruar se në vjeshtë ato do të jenë të realizuara: “Jemi besimplotë se në vjeshtë, ne do t’i japim Komisionit në dorë gjithçka të plotësuar, lidhur me të 5 prioritetet, nëse i referohemi detyrave të shkruara. Për këtë, unë i kërkova Komisionerit që procesi të jetë i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm, të mos kemi shtesa kati rrugës, por brenda kornizës së miratuar bashkërisht, Shqipëria të japë rezultatet një më një, sipas detyrave të përcaktuara”.

Zoti Rama kërkoi që me Shqipërinë të veprohej si me Malin e zi, i cili mori rekomandimin për hapjen e bisedimeve në dhjetor të 2011, për të vazhduar në verën e 2012-s me nisjen e bisedimeve, pas plotësimit të disa objektivave konkretë brenda afateve të përcaktuara kohore. “Ne kërkuam që Komisioni, përmes Komisionerit, të marrë në konsideratë përputhjen e këtij procesi me precedentin pozitiv të Malit të Zi, ku çelja e kapitullit 23 dhe pastaj kapitullit 24 të negociatave, në formën e një procesi të kushtëzuar, solli si rezultat më pas, shkuarjen përpara, me sukses, në procesin e negociatave”, tha zoti Rama

Komisioneri Hahn u shpreh se"Duke parë 5 prioritete do të thosha që ka patur përparim të gjithanshëm. Natyrisht fokusi duhet të jetë te të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. E si një person që nuk ka shumë durim ndoshta do të doja të shihja më shumë progress por Shqipëria po ecën në rrugën e duhur”, deklaroi komisioneri Hahn sipas të cilit “Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë një proces reforme në Drejtësi, gjithëpërfshirës efikas, që është thelbësor për rritjen e besimit të publikut te sistemi. Ka nevojë për politika koherente dhe serioze në luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar me aksione të vendosura për hetimin, ndjekjen penale dhe në fund me dënimet që duhen dhënë. Është thelbësore për të vazhduar më forcimin e efikasitetit dhe pavarësisë së administratës publike. Kërkohet respektimi i plotë i legjislacionit për lëvizjet e personelit”.

Nga ana e saj përfaqësuesja e opozitës dhe kryetarja e komisionit parlamentar të integrimit Majlinda Bregu, deklaroi se vendi nuk i ka përmbushur detyrimet: “Do të doja shumë t’i bashkohesha optimizmit të kryeministrit dhe të qeverisë së tij për situatën në vend. Fatkeqësisht situate nuk është ajo që të premtojë për hapjen e negociatave. Pesë prioritetet që janë kusht për hapjen e bisedimeve, jo vetëm në këndvësjtrimin tonë, por dhe në artikulimet e partnerëve europianë në dokumentat e prodhuar prej tyre dhe prej partnerëve të tjerë ndërkombëatrë, nuk është një situatë që ta vendosë Shqipërinë në nivein e standarteve të quatura të plotësuara mjaftueshëm për hapjen e bisedimeve”

Sipas zonjës Bregu vendi ka probleme të theksuara me luftën kundër krimit e korrupsionit, apo dhe me reformën në Drejtësi e cila sic tha ajo, po realizohet përmes ndërhyrjeve të njëanshme të shumicës.

XS
SM
MD
LG