Lidhje

Pas përmbytjeve: Në Obot ende shkohet me varkë


Pas përmbytjeve: Në Obot ende shkohet me varkë
Pas përmbytjeve: Në Obot ende shkohet me varkë

Ndërkohë që në Shkodër sipërfaqja e përmbytjes vazhdon të zvogëlohet, komunat e Dajçit, Velipojës dhe Anës së Malit vazhdojnë të jenë më problematiket, kjo për shkak se mbi 70 përqind e sipërfaqes së tyre vazhdon të jetë e mbuluar nga ujërat.

Ashtu si dhe në përmbytjet e fillimvitit, fshati Obot, në komunën Ana e Malit, vazhdon të jetë më i dëmtuari, pasi edhe sot në këtë fshat mund të hyhet vetëm me ndihmën e varkave.

Ndërkohë, Forcat e Ushtrisë Shqiptare dhe Trupat e Sigurisë se Kosovës po bashkëpunojnë në operacionet humanitare, si dhe për forcimin e argjinaturave në zonat e përmbytura.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG