Lidhje

Shqipëri: Ish-të përndjekurit ndërpresin grevën


Në Shqipëri ish të dënuarit politikë vendosën sot të ndërpresin grevën e tyre të urisë të nisur 31 ditë më parë. Ish të dënuarit thanë se për ta ishte e pamundur të vazhdonin më tej “në kushtet e një terrori psikologjik, ku nuk na lejonin me as pijet, cajin apo sheqerin. Donin të na linin të vdisnim ngadalë” deklaruan ata duke akuzuar për këtë forcat e rendit të cilat prej afër dy javësh mbanin të rrethuar vendin ku ajo u zhvillua.
Ish të dënuarit u shprehën se protestat e tyre për të kërkuar dëmshpërblimin financiar do të vazhdojnë me forma të tjera.
Greva e ish të dënuarve politik pati një jehonë të vecantë, pas akteve të vetflijimit të dy prej anëtarëve të saj të cilët i vunë flakën vetes. Megjithë thirrjet e përsëritur të përfaqësuesve dhe organizmave ndërkombëtarë, qeveria nuk pranoi për asnjë moment të ulej në bisedime, duke e cilësuar grevën si një protestë politike dhe duke këmbëngulur se ka respektuar ë mënyrë rigoroze ligjin për dëmshpërblimin financiar. Që nga viti 2009 kur ka nisur shpërndarja e pagesës për ish të përndjekurit e deri tani, është dhënë vetëm kësti i parë ndërsa po lëvrohet i dyti. Në total sipas qeverisë janë shpërndarë afër 65 milion dollarë. Sipas ligjit dëmshpërblimi I plotë do të realizohet Brenda 8 vitesh në 8 këste.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG