Lidhje

Normalizohet lëvizja e shqiptarëve drejt Greqisë

  • Raimond Kola

Pas bllokimeve të paradites, duket se lëvizja e qytetarëve shqiptarë drejt Greqisë ka filluar të normalizohet në orët e pasdites. Sipas një njoftimi të ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, Ambasadori i Greqisë në Tiranë Leonidas Rokanas, siguroi autoritetet shqiptare se qarkullimi në kufi do të kthehet në standartet normale. Në njoftim, gjithsesi nuk jepen shpjegime për situatën e krijuar gjatë paradites së sotme në dy pikat e kalimit kufitar me Greqinë, ku autoritetet greke, mbrëmë dhe sot paradite, nuk lejuan disa qindra shqiptarë të udhëtonin në Greqi si turistë.

Qytetaret kane pohuar se pala greke ka ngritur pretendime te ndryshme
dhe shume familje edhe me femije kane qendruar me ore te tera ne kufi ne temperatura mjaft te larta.Ne mesdite edhe policia shqiptare nisi te ndiqte kritere te forta per shtetasit greke qe hynin ne Shqiperi.
Naxhije Lipaj dhe bashkeshorti i saj, me zemer te thyer ngjisin ne nje vape perveluese te perpjeten e kufirit ne Piken e Kakavijes ,qe lidh Greqine me Shqiperine.Nepunesit greke te kufirit i kane kthyer pas duke i zbritur nga autobuzi me pretendimin se nuk kane garanci per te udhetuar ne Greqi.

Naxhija dhe bashkeshorti jetojne ne Shtetet e Bashkuaara te Ameirkes dhe pasi kane qendruar pak dite ne Shqiperi kane kerkuar te shkojne tek dy djemte ne Greqi per disa dite.

Naxhija thote e mallengjyer se nuk i ka pare prej vitesh niperit dhe kjo ka qene edhe arsyeja e vizites.

"Por ata nuk i degjuan fjalet e mija dhe nepunesi grek tentoi te griste edhe pasaporten", thote Naxhija.
Dhjetera qytetare te tjere shqiptare ndihen te zemwruar dhe te fyer kur me bagazhe te medha marrin rrugen e kthimit.

Vasil Mata thote se i kishin prere biletat e rregullta dhe me gruan dhe nipin jane detyruar te kthehen pas." 75euro vajtem dem thote ai duke treguar nga e shoqja dhe nipi me bilete ne dore." Shumica e shqiptareve nuk e kane pasur per here te pare per te udhetuar si turiste por kesaj here gjithcka nuk ka shkuar mire re gjithcka nuk ka shkuar mire.

Prej dy ditesh Ardian Ibrahimi nga Tirana qendron ne kufi ne nje karroce invaliditeti pasi ai eshte invalid.Thote se po pret qe policia greke te ndryshoje qendrimin e saj.
Por ne kufi edhe policia shqiptare ka shprehur shqetesimin,megjithese nuk eshte arritur te merret nje takim me palen greke, sie dhe here te tjera . Policia shqiptare duke pare kthimet e shqiptareve ka nisur te verifikoje me imtesi dokumentacionin e shtetasve greke qe hyjne ne Shqipwri. Madje duke kthyer pas ne disa raste edhe shtetas greke.

Zhvillimet ne kufi vijne ne nje kohe kur prej disa ditwsh ne qytetin e Permetit ka pasur incidente mes klerikeve dhe besimtareve ortodokse dhe bashkise se qytetit lidhur me pronesine e godines se Pallatit te Kultures ne qender te qytetit.
Bashkia, qe e ka marre ne administrim godinen dhe e ruan ate me roje private, thote se ajo i perket asaj pas vendimeve te gjithe shkalleve te gjyqesorit shqiptar, ndersa kisha pretendon se trualli eshte vend i ishenjte dhe godina duhet te funksionoje si kishe.

Edhe sot nje grup klerikesh dhe besimtaresh kane mbajtur nje meshe jashte godines ne trotuarin e Pallatit te Kultures.
XS
SM
MD
LG