Lidhje

Shqipëria, Greqia, Italia: Projekt i përbashkët për luftën kundër trafikimit


Shqipëria, Greqia, Italia: Projekt i përbashkët për luftën kundër trafikimit
Shqipëria, Greqia, Italia: Projekt i përbashkët për luftën kundër trafikimit

Në Tiranë, ekspertë të kriminalistikës dhe sociologjisë nga Shqipëria, Greqia dhe Italia publikuan një projekt të përbashkët për luftën kundër trafikimit të grave dhe fëmijëve. Trafikimi i qenieve njerëzore në këtë rajon vlerësohet ende si një problem shqetësues. Ndonëse shifrat janë në rënie, një punë e madhe nevojitet për rehabilitimin e viktimave, kapërcimin e traumave dhe riintegrimin e tyre në shoqëri. Zyrtarë të policisë së këtyre vendeve kanë ngritur tashmë struktura që bashkëpunojnë ngushtë për të goditur grupet kriminale, dhe për të mbrojtur nënat dhe fëmijët që bien pre e trafiqeve për shkak të varfërisë dhe përjashtimit social.

XS
SM
MD
LG