Lidhje

Emigrantët shqiptarë flasin për qëndrimin e tyre në Greqi


Emigrantët shqiptarë flasin për qëndrimin e tyre në Greqi
Emigrantët shqiptarë flasin për qëndrimin e tyre në Greqi

Disa mijëra emigrantë shqiptarë që po kthehen nga Greqia ndajnë opinone të ndryshme për situatën e tyre të qëndrimit në Greqi. Për shumë prej emigrantëve kriza eknomike është thelluar, ndërsa qytetarë të tjerë thonë se përmes punës po i mbijetojnë vështirësive. Grupe të rinjsh shqiptarë që jetojnë në Greqi thonë se, nëse edhe në vitin 2011 vazhdon të shtohet papunësia, do të mendojnë kthimin në atdhe.

Shqipëria nis dhe e ndien kthimin e emigrantëve, veçanërisht gjatë festave, por ditëve të fundvitit ritmet e lëvijes në kufi janë më masivet e gjithë vitit. Për shkak edhe të traditës, shqiptarët e festojë Krishtlindjen dhe Vitin e Ri pranë familjeve të tyre ne atdhe.

Ndryshe nga disa vite më parë, kur emigrantët që ktheheshin nga Greqia vinin me disa çanta të stërgjata në sup, tani kthehen me makinat e tyre, që të gjitha prodhime të viteve të fundit. Pozita e tyre ka ardhur vit pas viti duke u përmirësuar, por dy vitet e fundit kriza ekonomike, që ka mbërthyer Greqinë, po mbart edhe për shqiptarët që jetojnë në këtë vend sfida të mëdha.

Kristo Hysenbelliu thotë se thellimi i papunësisë i bën emigrantët pesimistë. Madje ai thotë me skepticizëm se vitin tjetër do të jetë shumë më i vogël numri i emigrantëve që do kthen për festat për shkak të krizës ekonomike.

Edhe Safeti, një tjetër emigrant që udhëton drejt Fierit së bashku me bashkëshorten, thotë se ky vit ishte më i dobët për ekonominë e emigrantëve.

Një pjesë jo të vogël të Shqiptarëve në Greqi e përbëjnë të rinjtë. Florenci sapo e ka ndërtuar familjen e tij dhe me bashkëshorten ndiejnë vështirësitë e emigracionit. Nëse sivjet nuk do të funksionojë do të mendojmë kthimin, thotë çifti i ri.

Por Hyseni, një emigrant që jeton në Athinë thotë se pavarësisht krizës çdo njeri që punon i kapërcen vështirësitë. Sipas tij shqiptarët janë punëtorë në Greqi dhe kjo i ka bërë ata të integrohen me dinjitet në shoqërinë greke.

Shqipëria ende nuk ka analiza të qarta se sapo ndikon në ekonominë e vendit pozita gjithnjë e më e vështirë e emigranëtve shqiptarë në Greqi. Raportimet e Bankës së Shqipërisë kanë folur dy vitet e fundit për një rënie të dërgesave valutore të shqiptarëve nga Greqia.

Tonet e ashpra politike mes pozitës dhe opozitës duket se kanë lënë pas edhe premtimet që iu bënë emigrantëve për një lehtësim të investimeve të tyre në Shqipëri nëse ata do të vendosnin të ktheheshin për të hapur sipërmarrjet e tyre.

XS
SM
MD
LG