Lidhje

Policia shqiptare ndalon 14 somalezë

  • Pëllumb Sulo

Policia kufitare e Shqipërisë ndaloi sot një grup prej 14 emigrantësh somalezë, të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt Malit të Zi. Një ditë më parë, po në afërsi të pikëkalimit kufitar me Malin e Zi, policia kufitare zbuloi trupin pa jetë të një emigranti tjetër.

Nuk është e qartë si këta shtetas të huaj kanë arritur të hyjnë në brendësi të territorit të Shqipërisë, por policia kufitare bëri të ditur se po heton rreth këtij trafiku, pasi, javët e fundit, janë zbuluar edhe raste të tjera me grupe shtetasish të huaj, të futur ilegalisht në territorin e Shqipërisë, për të kaluar më pas drejt Europës Përëndimore.

XS
SM
MD
LG