Lidhje

Shqipëria dhe Italia bllokojnë 800 kilogramë marijuanë


Policia shqiptare tha se në bashkëpunim me policinë italiane ka bllokuar mbi 800 kilogramë marijuanë, arrestuar dy persona nga Vlora dhe sekuestruar mjete të shpejta lundrimi.
Burimet zyrtare policore shqiptare thanë se operacionet nisën në afërsi të Orikumit, ku është zbuluar dhe sekuestruar një mjet lundrimi i tipit gomone me dy motorra.
Shërbimet e Policisë Kufitare shqiptare zbuluan më pas, në afërsi të vendit të quajtur “Kepi i Gjuhzës”, një tjetër mjet lundrues, i cili është drejtuar në brigjet italiane dhe është sekuestruar në afërsi të Leçes nga roja bregdetare italiane.
Italia , është shënjestra kryesore e trafikantëve të narkotikëve të kultivuar në Shqipëri në përmasa të shtuara ndjeshëm gjatë këtij viti. Operacione të shtuara të policisë italiane kanë bllokuar kohët e fundit sasi të mëdha droge me prejardhje nga Shqipëria.
Rrjetet e përbashkëta të trafikantëve janë rigjallëruar pas disa viteve kur Shqipëria zbatonte me rreptësi një moratorium për mjetet e lundrimit në det.
Sipas Drejtorisë së Shërbimeve të Antidrogës italiane gjatë operacioneve kundër drogës ne vitin 2015 janë arrestuar 19.524 persona nga të cilët 17. 582 janë italianë, 2422 marokenët, dhe në vend të tretë janë shqiptarët me 1555 të arrestuar dhe në kërkim. Mes personave të arrestuar vetëm për Hashash, gjatë vitit 2015 ishin 314 shqiptarë të arrestuar.
XS
SM
MD
LG