Lidhje

Korrupsioni në sistemin gjyqësor shqiptar


Në Tiranë, qeveria shqiptare tha sot se ndonëse Shqipëria ka ngjitur disa shkallë në klasifikimin e indeksit të perceptimit të korrupsionit, ajo është penalizuar nga situata e korrupsionit në sistemin e Drejtësisë, u shpreh Ministri i Pushtetit vendor dhe Koordinatori kombëtar antikorrupsion Bledi Cuci.

Sipas Ministrit, korrupsioni në sistemin gjyqësor shqiptar është vlerësuar me vetëm 25 përqind të pikëve të mundshme ndërsa nga ana tjetër pjesa që lidhet me ekzekutivin dhe degët e tij tha zoti Cuci, kanë patur një vlerësim me 45 përqind. Një rezultat i tillë, nënvizoi ai, dëshmon nevojën urgjente për të reformuar sistemin e Drejtësisë. Duke folur në emër të qeverisë, ai i bëri thirrje parlamentit që të nisë sa më parë një reformë rrënjësore të këtij sistemi

XS
SM
MD
LG