Lidhje

Totozani: Shqiptarët kanë nevojë për drejtësi

  • Pëllumb Sulo

Avokati i Popullit Igli Totozani tha sot se ai nuk do të komentojë vendimin e gjykatës, por shtoi se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për drejtësi dhe për të ditur se kush janë përgjegjësit e viktimave të 21 Janarit.

Në emër të Institucionit të Avokatit të Popullit mund t’ju them se ne nuk komentojmë vendimet e gjykatave. Ajo që dua të them për publikun e televizionit tuaj është që, ne mendojmë se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për të vertetën, kanë nevojë për tu bërë drejtësi.

Ka pasur katër viktima dhe njerëz të tjerë të lënduar. Për viktimat, për familjarët e viktimave, për qytetarët e Shqipërisë ka nevojë të dihet kush është përgjegjësi ose përgjegjësit e një ngjarje të tillë.

Deklaratën e tij Avokati i Popullit Igli Totozani e bëri sot në mesdite, në Shkodër, pas një takimi që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave joqeveritare.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG