Lidhje

Shqipëri: Ndikimi partiak mbi administratën civile

  • Raimond Kola

Pak ditë më parë, në një protestë të dhjetëra punonjësve që rrezikojnë largimin nga puna për shkak të shkurtimeve në Spitalin e Tepelenës, Fatmir Mihasi, dëshmoi historinë e tij. I punësuar në spital që prej vitit 1980, gjatë këtyre viteve ai ka ndjekur kalvarin e peripecive partiake për t`i mbijetuar qëndrimit në administratën publike.

Ndonëse e ka nisur si një shofer ambulance, një profesion që kërkon përkushtim e sakrificë në çdo kohë,Fatmirit i është dashur të bëjë komisionerin partiak në zgjedhje për 20 vjet, të ndryshojë profile pune,sa herë kanë ndërruar qeverisjetdhe pas gati 30 vjetëshnë administratë, të dalë në protestë pasi po humbet vendin e punës.

“Kam qenë shofer, para shtatë vitesh Partia Demokratike më hoqi dhe më vuri oksigjenist. Kam qenë komisionier i Partisë Socialiste për 20 vjet, cdo gjë për mua është partiake, po të isha i LSI-së nuk do isha hequr, do isha lart, pohon Fatmiri për Zërin e Amerikës, duke treguar zyrat e administratës që aktualisht drejtohen nga një përfaqësuese e LSI-së ."

Në Shqipëri sa here ndërrohen pushtetet, ndërtimi i administratës vlerësohet si një “gur prove” për qeveritë. Gjendja e administratës publike ka vazhduar të përkeqësohet ndërsa buxheti i shtetit detyrohet të përballojë dëmshpërblimet gjyqësore, që janë pasoja të drejtëpërdrejta tëndikimit të partive në emërimet dhe lirimet e nëpunësve.

Dëmi në buxhet nga pushimet e padrejta nga puna

Gati 2,9 miliardë lekë janë shpenzimet për vendimet gjyqësore për largimet nga puna për vitin 2015, në bazë të shqyrtimit të të dhënave të shpenzimeve që publikohen nga Ministria e Financave.

Por kjo mendohet të jetë vetëm një kosto e pjesshme e shlyerjes së vendimeve gjyqësore, për shkak se nëpunësit që kanë fituar gjyqet, kanë marrë vetëm gjysmën e masës së dëmshpërblimit. Një pjesë tjetër nuk kanë arritur të marrin asnjë pjesë dëmshpërblimin për shkak të mungesës së fondeve.

Sipas portalit joqeveritar spending.data.al, i cili i referohet Zyrës Qendrore të Thesarit, në 3,683 pagesa në formë dëmshpërblimi, nga Janari deri në 15 Dhjetor të vitit 2015, vihet resevendimet gjyqësore i përkasin kryesisht vitit 2013 dhe gjysmëssëparë të vitit 2014. Vetëm Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ka paguar 173 milionë lekë për 216 pagesa, ndërsa Aparati i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve 129 milionë lekëpër 109 pagesa.
Tradita e “prishjes dhe rindërtimit” të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të shtetit sa herë ndryshojnë qeveritë, flet për punësimin e militantëve të partive që janë kryesisht ata që numërojnë votat, apo mbajnë peshën e mitingjeve dhe fushatave elektorale të partive.

Ndërkohë përgjatë vitit2015 Aparati i Ministrisë së Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave ka paguar 89 milionëlekëduke kryer 117 pagesapër të pushuarit nga puna dhe në sistemin e pagesave vijojnë institucionet e tjera qëndrore dhe vendore me transaksione në një numër më të vogël.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare buxheti i shtetit pagoi gjatë vitit 2014 rreth 3.3 miliardë lekëpër të shlyer detyrimet e vendosura me vendim gjykatendaj punonjësve të administratës publike të hequr nga puna padrejtësisht. Përgjatë periudhës mars – dhjetor 2014 u kryen rreth 4800 transaksione financiarepër të paguar vendimet e gjykatave për të liruarit nga detyra. Atëherë zyrtarët e qeverisë deklaruan selargimet nga puna i përkisnin periudhës së qeverisjes së demokratëve ndërsa demokratëtfolën se aleanca e reqeverisëse(PS-LSI)po kryentelargime masive të nëpunësve.

Një e ardhme “e zymtë” për buxhetin nga dëmshpërblimet

Kostoja e pushimeve të padrejta nga puna, që për të dy vitet 2014-2015 i kalon të 50 milionë dollarët, pritet të rritet në mënyrë të ndjeshme edhe në muajt në vijim.

Përveç detyrimeve të prapambetura, një numër i madh çështjesh vazhdojnë të jenë në dyert e gjykatave administrative. Sipas statistikave për periudhën Janar - Shtator 2014 nëGjykatat Administrative të Shkallës së Parë mbërritën531 çështje nga të cilat u shqyrtuan 439.

Në një studimmbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit,aprovuarnë Mars të këtij viti nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë,thuhet senga të dhënat e përcjella nga gjykatat administrative të shkallës së parë,rreth 85–90% e çështjeve gjyqësore janë ankimuar.

Gjykata Administrative e Apelit ka shtatë gjyqtarë, që në total duhet të përballojnë rreth 10.000 çështje gjyqësore, që presin për t`u shqyrtuar.
Nuk ka të dhëna se sa prej tyre u përkasin padive të të pushuarve nga puna, por pothuajse në të gjitha rastet e mbërritura në këtë gjykatë, është shkelur afati njëmujor ligjor i trajtimit të çështjeve që vijnë ngagjykata e shkallës së parë për shkak të mbingarkesës.

Nga një shqyrtim i bazës elektronike të të dhënave të Gjykatës Administrative të Apelit lidhur me pushimet nga puna, vërehet se gjyqtarët kanë trajtuar këtë vit kryesishtçështje të prapambetura dhe ato që i përkasin regjistrimit në këtë gjykatë në gjysmën e parë të vitit 2014.

Skema e emërimeve partiake

Skema e futjes në punë të nëpunësve apo emërimit të titullarëve është e thjeshtë: që nga pozicioni më i thjeshtë i punës në nivelin e mirëmbajtjes sanitare (pastrueses) dhe deri tek titullarët e institucioneve, emrat e përkrahësve partiakëduket se aprovohen nga “kryedeputeti”izonës që delegohet nga krerët e partive qeverisëse për çdo rajon për t`u marrë me listat e punësimeve të militantëve partiakë.

Këto lista burojnë nga aparatet partiake vendore mbi bazë të kontributit që jepet në fushatë dhe referuar nivelit të arsimimit të tyre.Më pasinsitucionet shtetërore, por edhe vendore, vihen në lëvizje për të zbatuar listat e “kryedeputetit” të zonësduke plotësuar vendet e reja që krijohen nga reformat apoduke larguar militantët e forcës tjetër politike.

Në një masë të vogël, sipas vendeve që shpallen në faqen elektronike të Departamentit të Administratës Publike, ndiqen konkurset si një praktikë rekrutimi. Prej qershorit të vitit 2015 deri në mes të dhjetorit,në këtë faqe u shpallën 400 pozicione të lira për pranim në Shërbimin Civil.

Përvoja tregon se nëpër ministri, jo rrallë herë është vepruar me emërime të komandiuara, mandati i të cilëve duhet të jetë shumë i shkurtër dhe më pas të shpallet konkursi, por në praktikë emërimet e komanduara zgjasin me vite.
Skema e listave të punësimeve nga “kryedeputetët” sipas dëshmive nga vetë aparatet partiake u përdorsi nga demokratët katërvjeçarin e fundit të qeverisjes dhe vijon tëpërdoret nga socialistët dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Shtypi shqiptar ka botuar së fundi të dhëna që dëshmojnë për rolin e disa prej anëtarëve të parlamentit në hartimin elistave tëmilitantëve partiakë të propozuar për të hyrënë administratën publike, më pas shumë prej emrave rezulton nga vëzhgime se janë emëruar. Këto lista të publikuaranuk janë përgënjeshtuar prej këtyre deputetëve.

Në Shqipëri, sipas Ligjit për Buxhetin për vitin 2015 numri i përgjithshëm në organikë ishte 88 mijë e 550.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG