Lidhje

Vazhdon bllokimi i marijuanës në kufirin shqiptaro- grek


Policia greke bllokoi në zonat në Veri të Greqisë sasi të reja marijuane të futur nga territori shqiptar. Sipas burimeve zyrtare policore greke një sasi prej rreth 250 kilogramë marijuanë u bllokua në zonën e Igumenicës, fqinje me Sarandën dhe një sasi tjetër në zonën e Janinës.

Policia greke ka bllokuar automjetet dhe arrestuar dy persona, ndërsa në njërin rast trafikanti ka arritur t`i shpëtojë policisë duke braktisur automjetin. Policia greke ka shtuar ditët e fundit pikat e kontrollit në kufirin me Shqipërinë duke sekuestruar disa qindar kilogramë marijuanë.

Hetimet e policisë greke kanë provuar bashkëpunimin e rrjeteve shqiptare dhe greke të drogës për të futur në Greqi dhe transpotuar më pas drejt vendeve europiane sasi të mëdha marijuane.

E gjithë lënda narkotike është transportuar ditët e para të këtij viti megjithëse shumë zona në kufirin mes të dy vendeve janë përfshirë nga reshje të mëdha dëbore dhe bllokime të shpeshta të rrugëve dhe zonave të banuara.

XS
SM
MD
LG