Lidhje

Aksident në Kryebushat, vriten 5 të rinj

  • Pëllumb Sulo

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në vendin e quajtur Kryebushat, rreth 15 kilometër nga qyteti i Shkodrës, pranë kryqëzimin të rrugës që shkon drejt Vaut të Dejës. Nga përplasja e një autoveture me një kamion, humbën jetën pesë të rinj të moshës 18 vjeçare, ndërsa është plagosur rëndë një tjetër 18 vjeçar.

Sipas policisë, aksidenti I sotëm ka ndodhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

Në Shqipëri vazhdojnë të shtohen aksidentet rrugore për shkak të moszbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor, mungesës së sinjalistikës dhe gjendjes së rrugëve .
Brenda një viti, në Shqipëri humbin jetën në aksidentet rrugore 300 deri në 350 përsona.

Vetëm gjatë 5 viteve të fundit në këto aksidente kanë humbur jetën 1742 përsona, ndërsa nga viti 1990 e deri më sot në Shqipëri janë rregjistruar 19.740 aksidente rrugore me rreth 23,500 të plagosur, një kosto kjo mjaft e madhe për shoqërinë shqiptare, familjet, por edhe për sistemin shëndetësor.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG