Lidhje

Viti i Ri 2015 në veri të Shqipërisë

  • Pëllumb Sulo

Në rrethet Veriore të Shqipërisë, banorët po e presin Vitin e Ri në kushtet e një moti të rënduar, për shkak të dëborës dhe erërave të forta, që kanë përfshirë prej disa ditësh këtë pjesë te territorit të Shqipërisë. Por vështirësive të motit u shtohen edhe problemet sociale dhe varfëria, e cila në Veri të Shqipërisë është më e madhe se në pjesën tjetër të vendit. Kjo ka shtyrë Shërbimin Social shtetëror që t'u bëjë thirrje bizneseve dhe organizatave të tjera, për të kontribuar për familjet që jetojnë në nivelin e varfërisë. Vetëm në tre rrethet e Qarkut të Shkodrës, për shkak të varfërisë, trajtohen me ndihmë ekonomike nga shteti më shumë se 10 mijë familje.

XS
SM
MD
LG