Lidhje

Tiranë, opozita me projekt për dekriminalizimin


Në Tiranë, Partia Demokratike kërkoi sot që dekriminalizimi i parlamentit të sotëm të bëhet duke ndryshuar Kushtetutën e Republikës. Opozita publikoi sot projektin e saj për dekriminalizimin e parlamentit dhe administratës publike. Projekti përmban një seri rregullash, për të parandaluar përfshirjen në politikë dhe administratë të personave me të dhëna kriminale.

Partia Demokratike tha se të dhënat kriminale brenda dhe jashtë vendit do të përdoren që individë të tillë të mos marrin dot poste politike dhe nëpunësie. Opozita është gati të kërkojë heqjen përjetë të të drejtës së kandidimit si deputet për të gjithë ata, që janë përzjerë me krimin e organizuar.

Projekti i opozitës kërkon që kandidatët për parlament dhe ata për në administratë nuk duhet të kenë asnjë dënim penal dhe të dhëna të tjera kriminale. Për të arritur këtë qëllim, Partia Demkratike kërkoi që të ndryshohet kushtetuta dhe të gjitha ligjet që e sigurojnë këtë pastërti të kandidatëve.

Forcat kryesore politike nënshkruan në dhjetor një marrëveshje për dekriminalizimin e parlamentit, institucioneve të pavarura dhe administratës. Marrëveshja u mbështet fort edhe nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

XS
SM
MD
LG