Lidhje

Shqipëri, opozita braktis parlamentin


Arrihet marrëveshja për dekriminalizimin. Miratohen me konsesus aktet nënligjore. Opozita largohet: Tre kushte për rkthimin në sallë

Në Shqipëri shumica dhe opozita arritën marrëveshjen për miratimin e akteve të nevojshme nënligjore për zbatimin e të ashtuquajturit ligj për dekriminalizimin, të cilat u votuan me konsensus të plotë nga palët. Por menjëherë më pas, opozita njoftoi brakstisjen e parlamentit, deri kur sipas saj të plotësohen tre kërkesa që lidhen me respektimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, dhe një ndryshim në ligjin për dekriminalizimin dhe një tjetër për komisionet parlamentare.

Tiranë, opozita braktis Parlamentin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:48 0:00

Pas 48 orësh bisedimesh intensive, palët arritën sot të gjejnë dakortësinë për një vendim të parlamentit dhe formularin e vetdeklarimit, dy aktet e nevojshme që i ashtuquajturi ligj i dekriminalizimit të nisë zbatimin e tij efektiv. Përfaqësuesi demokrat Oerd Bylykbashi deklaroi se nuk kishte patur arsye që gjithshka u shty për në momentet e fundit dhe bëri përgjegjëse shumicën e cila sipas tij nuk kishte dëshmuar vullnet për këtë cështje: “Një pakt, kur bëhet respektohet dhe nuk tërhiqet zvarrë, zbatimi bëhet menjëherë, sepse kjo tregon vullnet të mirë dhe mirëbesim. Kjo që ka ndodhur ka treguar krejt të kundërtën. Nuk kishte pse çdo gjë të arrihej në limitet e fundit, nëse do të kishim pasur vullnet, do ta kishim bërë kohë më parë”.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të grupit socialist Gramoz Ruci: “Shumica nuk ka patur as më të voglin hezitim. Përkundrazi ja la opozitës paraqitjen e akteve. Për cudi dhe irno të faktit e zvarriti paraqitjen e tyre”.

Aktet e nevojshme kaluan me një konsensus të plotë. Por pikërisht kur u duk se në sallë do të kthehej sadopak qetësia opozita deklaroi se kishte tre kushte: “Në mënyrë që deputetët me rekorde të tmerrshme kriminale, deputetët që gjakosën qytetarët e thjeshtë në dyert e komisariatit të mos shkelin më në parlament, në mënyrë që deputetët të cilët përfitojnë fonde publike duke patur kostumin e deputetit nuk duhet të rrinë as edhe një minutë këtu në parlament. Në mënyrë që komisionet hetimore të opozitës të cilët zbulojnë të gjitha aferat e qeverisë, të jenë efektive. Pa u bërë dhe pa u plotësuar këto kushte opozita nuk mund të vazhdojë të rrijë më në këtë parlament”., u shpreh deputati Eduard Halimi.

Kushti i parë i opozitës ka të bëjë me kërkesën për miratimin e një ndryshimi në ligjin për dekriminalizimin, sipas të cilit deputetët të cilët arrestohen në flagrancë për vrasje apo tentativë vrasje, të pezullohen nga aktiviteti i parlamentit, deri në dhënien e një vendimi nga gjykata. Kërkesë e cila u nxit nga shfaqja dy javë më parë e deputeti Armando Prenga, i përfshirë disa muaj më parë në një konflikt të armatosur.

Kushti i dytë lidhet me respektimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese, të cilat sipas opozitës po shkelen nga shumica. Sipas opozitës, vendimi i fundit i kësaj gjykata për interpretimin e rasteve të konfliktit të interesit të deputetëve, detyron parlamentin që automatikisht t’ja dërgojë asaj cështjen e heqjes apo jo të imunitetit. Opozita ka denoncuar për konflikt interesi tre deputetë të shumicës, Koço Kodhimën, Valentina Leskajn dhe Rakip Sulin.

Kushti i tretë demokratëve lidhet me ndryshimet në ligjin për komisionin hetimore, duke qenë se sipas tyre, shumica po bllokon në mënyrë artificial punën e të pajtën dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita.

Për deputetin socialist Pandeli Majko opozita po kërkon të pengojë reformën në drejtësi: “Nuk besoj se ka sot njeri që të kuptojë se cfarë kërkon opozita. Përshtypja ime dhe jo vetëm e imja, është se gjithë kjo që po bën opozita është, me një arsyetim shumë të thejshtë që reforma në drejtësi të mos votohet në këtë sallë”, u shpreh zoti Majko jashtë sallës së parlamentit.

Kryetari i parlamentit Ilir Meta u tregua më i përmbajtur në komentet e tij për gazetarët: “Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndërtuar gjithnjë ura komunikimi dhe raporte konstruktive, larg ultimatumeve të panevojshme, larg përpjekjeve për të minuar besimin. Ndaj besoj që edhe opozita është në frymën e rekomandimeve të Komisionit të Venecias, sepse edhe opozita ka shprehur vullnetin dhe mbështetjen e saj për reformën në fushën e drejtësisë. Të gjitha kërkesa dhe pretendimet e saj për çështje të caktuara do të shqyrtohen në bazë të rregullores së Kuvendit”.

Lëvizja e opozitës erdhi paksa e papritur. Që prej më shumë se një jave në grupin e saj parlamentar diskutohej qëndrimi që do të mbahej, dhe alternativa e bojkotit nuk kishte gjetur mbështetje. Ndërsa mbetet e paqartë se cfarë solli kthesën që coi në vendimin e sotëm .

XS
SM
MD
LG