Lidhje

Shqipëri: PD paralajmëron me largim nga parlamenti


Në Shqipëri partia demokratike parlajmëroi sot një largim të mundshëm nga parlamenti ndërsa akuzoi sërish shumicën e majtë e cila sipas saj po vazhdon me dhunimin e kushtetutës dhe sulmet ndaj opozitës, duke e cilësuar të papranueshëm refuzimin e kërkesës së saj për një komision hetimor për emërimet në polici.

Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha tha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar se shumica sipas tij nuk po dëgjon as thirrjet e partnerëve ndërkombëtarë, atyre amerikanë dhe evropianë, për nevojën e bashkpunimit dhe konsensusit me opozitën.

Shumica ka kundërshtuar në parim kërkesën për komisionin hetimor për emërimet në polici, duke argumentuar se sipas saj kjo cështje ishte në hetim nga prokuroria me kërkesë të vet partisë demokratike, ndërkohë që po zhvillohen edhe disa procese gjyqësore të nisura nga paditë e personave të shkarkuar.

Por zoti Basha e cilësoi sot këtë qëndrim si një akt sfide ndaj kushtetutës, opozitës dhe partnerëve strategjik të vendit tha ai.
XS
SM
MD
LG