Lidhje

Shqipëri: Miratohet buxheti

  • Armand Mero

Miratimi u bë vetëm me votat e shumicës së djathtë

Në Shqipëri parlamenti miratoi sot përfundimisht buxhetin për vitin e ardhshëm, vetëm me votat e shumicës së djathte
Miratimi i buxhetit ashtu si dhe në seacën e javëve të shkuara kaloi përmes debateve të forta mes palëve. Opozita u përqëndrua sërish te cështja e borxhit të lartë publik dhe kontrollit mbi të dhe deficitin, duke propozuar që Banka Qendrore të luajë rolin e mbikqyrësit, gjë e cila u hodh poshtë nga shumica. Qeveria ka parashikuar për vitin e ardhshëm mundësinë që borxhi publik të mund të shkojë deri në 62,6 përqind të prodhimit të brendshëm bruto, në pamundësi për të siguruar financimet e nevojshme përmes të ardhurave.
Debate në seancën e sotme pati edhe për shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor, të cilat janë caktuar sipas përkatësive politike, akuzuan socialistët. Për përfaqësuesit e qeverisë buxheti është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mbështesë investimet dhe rritjen e aktivitetit ekonomik të vendit

Trego komentet

XS
SM
MD
LG