Lidhje

PD: Bojkoti i parlamentit vazhdon


Në Shqipëri partia demokratike, forca kryesore e opozitës tha sot se ajo do t’i qëndrojë vendimit për bojkotin e parlamentit.
PD do të vazhdojë bojkotin
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00
“Opozita nuk mund të shkojë në një parlament ku nuk dëgjohet por kërcënohet fizikisht”, deklaroi kryetari demokrat Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar.
Në seancën e sotme të parlamentit, që shënon dhe hapjen e sesionit të ri, pritet të votohen edhe dekretet e presidnetit Bujar Nishani për 5 ligjet e kthyera prej tij. Demokratët parlajmëruan se ata do të bëjnë ankimim në gjykatën kushtetuese për to, duke nisur që nga reforma administrativo territoriale
Incidenti i korrikut të shkuar, kur në korridoret e parlamentit, dy deputetë socialistë patën një konflikt fizik me deputetin demokrat Gant Strazimiri, coi në vendimin e opozitës për të braktisur parlamentin. Këtij vendimi në atë kohë nuk ju bashkuan të gjithë aleatët e demokratëve. Megjithatë edhe sot në hapjen e sesionit të ri të parlamentit kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha tha se vendimi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike në lidhje me Kuvendin mbetet në fuqi.
"Ne nuk do të shkojmë në një Kuvend ku opozita nuk dëgjohet, nuk replikohet, por goditet dhe kërcënohet fizikisht. Nuk është Kuvendi arena që Edi Rama të nxjerrë mllefet dhe urrejtjet e tij të bartura; nuk është kuvendi arena për të larë hesape të tilla”, tha zoti Basha.
Zoti Basha akuzoi shumicën se po ushqen frymën e konfliktit dhe “është duke u investuar në mënyrë të papërgjegjshme për përplasje shoqërore në vend”. Ai deklaroi se opozita nuk do të qëndrojë duarkryq por do të vazhdojë të denoncojë, sic tha zoti Basha, cdo projektligj apo akt dhe vendim të shumicës dhe qeverisë. Ai paralajmëroi edhe protesta popullore kundër mashtrimeve dhe papërgjegjshmërisë qeveritare, sic u shpreh.
Seanca e sotme e parlamentit, e para për këtë sesion të ri pritet të votojë edhe për dekretet e presidentit Bujar Nishani, lidhur me 5 ligje të miratuara në fund të korrikut të shkuar, por të kthyera pas prej tij. Javën e shkuar dy komisione parlamentare ai i Ligjeve dhe ai i Sigurisë i rrëzuan dekretet e presidentit, duke hapur edhe një tjetër polemikë për procedurën e ndjekur e cila sipas demokratëve ishte antikushtetuese.
Sot zoti Basha deklaroi se të gjitha këto ligje do të kundërshtohen:
“Ne do ti ankimojmë një për një në gjykatën kushtetutese këto ligje dhe akte, duke filluar me hartën e ndarjes së re territoriale, që përveçse antikushtetuese ka zhdukur konceptin dhe paralajmëron të zhdukë edhe realitetin e demokracisë vendore në Republikën e Shqipërisë”.
Nga ana e saj shumica ka deklaruar se me hapjen e këtij sesioni parlamentar do të nis dhe puna për një reformë të thellë në sistemin e Drejtësisë, një pikë e cila ka shkaktuar gjithnjë përplasje të forta mes palëve.
XS
SM
MD
LG