Lidhje

Mbledhje e Komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale

  • Armand Mero

Në Shqipëri u thirr sot mbledhja e parë e komisionit të reformës administrativo territoriale, në mungesë të përfaqësuesve të opozitës të cilët kanë refuzuar deri tani, të bëhen pjesë e këtij komisioni

Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe kryetari i parlamentit Ilir Meta. Ai theksoi edhe një herë rëndësinë që ka realizimi i kësaj reforme për të cilën e djathta tha ai kishte shprehur gatishmërinë ta kryente kur ishte në pushtet, pavarësisht se nuk i kishte votat, ndërsa sot shumica, theksoi ai, megjithëse i ka votat kërkon kontributin e opozitës.

E djathta ka vënë disa kushte që sipas saj duhet të përmbushen në mënyrë që të rikthehet besimi i humbur te konsensusi politik, duke qenë se e majta, sic këmbëngul ajo, ka treguar së fundmi se i ka rënë me shkelm marrëveshjeve të përbashkëta. Por sipas shumicës ajo ka të gjitha garancitë duke qenë se komisioni është ndërtuar me një numër të barabartë anëtarësh mes palëve, me dy bashkëkryetar dhe opozitës i është njohur edhe e drejta e vetos.

Përfaqësues të shumicës kanë deklaruar megjithatë se nuk do të presin pafundësisht opozitën duke qenë se koha në dispozicion është e shkurtër. Me reformën territoriale është e lidhur edhe ajo zgjedhore, përpara garës së vitit të ardhshëm për pushtetin vendor. Opozita këmbëngul se ajo nuk do të njoh një reformë të realizuar në mënyrë të njëanshme.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG