Lidhje

Valë ndëshkimesh në polici pas zbulimit të marijuanës


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako përjashtoi nga radhët e policisë një inspektor zone dhe shkarkoi Shefin e Komisariatit dhe Shefin e Seksionit për Krimet në Policinë e Përmetit ku një ditë më parë u zbulua rreth 12 tonë marijuanë.

Sipas burimeve zyrtare procedimi disiplinor filloi edhe për disa zyrtarë të lartë të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës përfshirë Drejtorin e Policisë së Qarkut, Nëndrejtorin dhe Shefin e Antidrogës.

Sipas policisë këto vendime janë marrë, “pasi nga hetimet e kryera lidhur më këtë sasi droge, këta policë nuk kanë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet e përcaktuara, përfshirë edhe magazinat në fshatin Pagri”.

Policia tha se arrestoi edhe tre banorë të fshatit Pagri ku u zbulua lënda narkotike dhe një tjetër u shpall në kërkim. Policia nuk ka dhënë hollësi për zonat ku ishte kultivuar sasia e lëndës narkotike dhe rrugët e trafikimit të saj.

Zbulimi të shtunën i rreth 12 tonëve marijuanë në një fshat të vogël të Përmetit shënoi sasinë më të madhe të lëndës narkotike të sekuestruar në Shqipëri ndërkohë që trafiku i marijuanës muajt e këtij viti ka shënuar përmasa të ndjeshme.Tonelata marijuanë janë bllokuar jo vetëm nga polica shqiptare por edhe nga policitë e vendeve fqinje të Greqisë dhe Italisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG