Lidhje

Rama i shkruan Berishës për ofertën e re, kryeministri e drejton tek institucionet


Rama i shkruan Berishës për ofertën e re, kryeministri e drejton tek institucionet
Rama i shkruan Berishës për ofertën e re, kryeministri e drejton tek institucionet

Në Shqipëri kryeministri Sali Berisha tha sot se ai është në pritje të propozimeve konkrete të opozitës për zgjidhjen e krizës duke ju përgjigjur në këtë mënyrë indirekt letrës që i ka dërguar dje pasdite kryetari i partisë socialiste Edi Rama. Duke folur lidhur me situatën politike gjatë takimit me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Këshillit të Europës, kryeministri foli për propozime që duhet të bëhën në rrugë institucionale. Në letrën e tij zoti Rama rikonfirmonte pozicionin e bërë publik se opozita ka hequr tërësisht dorë nga fletët e votimit dhe kërkon që të hetojë vetëm materialet e hetimit.

Pasi prej 10 ditësh e ka përsëritur disa herë publikisht se opozita kish hequr dorë nga fletët e votimit për hetimin e zgjedhjeve të qershorit të shkuar dhe ndërkohë kryeministri po ashtuj disa herë kish deklaruar se kërkonte ta shihte këtë propozim, dje kryetyari socialist Edi Rama e hodhi dhe në letër ofertën e re.

Një letër në të cilën ai ai shpjegonte se kjo ofertë e re bëhej “në emër të interesave të vendit dhe në funksion të axhendës europiane” dduke shtuar se “për hir të kompromisit të domosdoshëm që duhet t’i japë fund krizës politike në vend”, ata nuk “i kërkojnë flertët e votimit përë këtë hetim”. Në letër madje zoti Rama e bën të qartë se pengesë nuk do të mund të bëhet as fati që do të pësojnë fletët e votimit ndonëse deri pak kohë më parë opcioni i djegies së tyre shihej si një gjest që “do të ndërpriste cdo urë komunikimi me qeverinë”. Qëndrimin e ri të socialistëve e përshëndeti që javën e shkuar edhe komisioneri për Zgjerimin Stefan Fuele duke e cilësuar si një mundësi që nuk duhej humbur për zgjidhjen e ngërcit politik.

Tekstin e letrës drejtuar kryeministrit zoti Rama ja ka nisur për dijeni jo vetëm zotit Fyle, por edhe presidentit të komisionit europian Hoze Manuel Barrozo, si dhe kryetarëve të grupimeve të së majtës dhe të djathtës në parlamentin europian, të cilët u angazhuan në maj në bisedimet e zhvilluara në Strasburg. Por duket se as letra nuk është një akt konkret për shumicën e cila po kërkon zbatimin e procedurave protokollare përpara se të vendosë se c’hap do të hedhë tani që duket se propozimi i opozitës nuk përmban kërkesat që janë konsideruar vazhdimisht si përplasje me vendimet e gjykatës.

Shumica është kapur tani pas faktit se si tekst të propozimit socialistët vazhdojnë të konsiderojnë atë që zoti Rama i dorëzoi kryeministrit pak javë më parë e për të cilën shumica ktheu përgjigje negative pasi formulimi “hetim i pakufizuar” ishte sipas saj i papranueshëm. Edhe sot, komentet e kryeministrit Berisha lidhur me situatën politike gjatë bisedës me zëvendëssekretaren e përgjithshme të Këshillit të Europës, tingëlluan si një përgjigje ndaj letrës së kryetarit socialist. Zoti Berisha ka theksuar gjatë takimit se është në pritje të propozimeve konkrete në rrugë institucionale”.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG