Lidhje

Fyle, thirrje forcave politike shqiptare për bashkëpunim


Politics, Albania
Politics, Albania

Komisioneri europian për Zgjerimin, Shtefan Fyle, u bëri sot thirrje forcave politike shqiptare që të punojnë së bashku, duke shpresuar që ngërçi që lidhet me pjesmarrjen aktive në parlament të deputetëve të Partisë Socialiste, të zgjidhet përpara vizitës së tij në Tiranë, ditën e premte. Debati për propozimet e bëra nga opozita lidhur me hetimin e zgjedhjeve pritet të zhvillohet nesër në seancën e parlamentit ku do të marrin pjesë edhe socialistët. Qëndrimet mes palëve janë thellësisht të dallueshme dhe deri tani debati i nesërm nuk duket se do të sjellë ndonjë zgjidhje.

XS
SM
MD
LG