Lidhje

Protestë e personave me aftësi të kufizuara


Protestë e invalidëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00

Protestë e invalidëve

Në Shqipëri persona me aftësi të kufizuara protestuan sot para parlamentit kundër një projekt-ligji, që ata dyshojnë se do t'u kufizojë disa të drejta, që i kanë patur deri tani. Protestuesit dhe familjarë të tyre u mblodhën nga shumë qytete për t'u shprehur ligjvënësve shqetësimin, se projekt-ligji i ri po i dëmton, duke u hequr të drejtën e strehimit dhe të drejta të tjera. Por qeveria i siguroi ata se të drejtat e tyre do të zgjerohen më tej, dhe se po zgjerohet edhe numri i përfituesve.

Protestë e invalidëve
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:56 0:00

Një grup shoqatash të personave me aftësi të kufizuara protestuan sot përpara parlamentit, ku po shqyrtohet nëpër komisione një projektligj, që sipas tyre, u kufizon të drejtat njerëzore dhe sociale të deritanishme. U mblodhën nga e gjitha Shqipëria qindra persona me aftësi të kufizuara nga shoqata e të verbërve, para dhe tetraplegjikë, persona që nuk dëgjojnë dhe me paaftësi mendore, që protestuan kundër projektligjit, i cili, spas tyre, u heq atyre disa të drejta, që i kanë patur deri tani.

Kryetari i shoqatës së të verbërve, Sinan Tafaj, tha se projekt-ligji i ri bën hapa prapa sa u takon garantimit të kushteve, që u sigurohen personave me aftësi të kufizuara, si në mënyrën e përfaqësimit të tyre ligjor, ashtu edhe në ndihmat shtetërore. Sipas tij, të drejtat e fituara deri tani me ligj nga personat me aftësi të kufizuara, me projektligjin e ri rrezikohen të hiqen.

Protestuesit kërkuan që të mos përfaqësohen me fondacione fitimprurëse, por nga vetë shoqatat e tyre. Ata protestuan, sipas deklarimeve, për të mbrojtur të drejtat që mezi i kanë siguruar pas përpjekjeve të vazhdueshme, ndërkohë që autoritetet nuk diskutojnë ankesat, por godasin Këshillin Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, duke mbrojtur fondacionet spekullative, që abuzojnë në kurriz të tyre.

Përfaqësuesit e protestës kundërshtuan projekt-ligjin edhe në komisionin parlamentar të çështjeve sociale dhe në atë të shëndetësisë. Ata pohuan paraligjvënësve se projektligji për personat me aftësi të kufizuara u shkel të drejtat atyre dhe mbron të drejtat e fondacioneve.

Por përfaqësues të qeverisë pohuan se projekt-ligji për Personat me Aftësi të Kufizuara u hartua me ndihmën e ekspërtëve ndërkombëtarë për të pastruar listat nga abuzuesit dhe jo të drejtat, pasi ka shpërdorime me pagesat e invaliditetit. Ministria e mirëqenies sociale pohoi se do të kryhen rivlerësime për saktësinë e listave. Zëvendës-ministrja e mirëqenies sociale, Bardhylka Kospiri, deklaroi për shtypin se projektligji i ri nuk do të prekë asnjë nga të drejtat e përfituara nga personat me aftësi të kufizuara. Sipas saj, projekt-ligji do të përfshijë edhe grupime të përjashtuara të personave me aftësi të kufizuara.

Personat me aftësi të kufizuar janë të shqetësuar edhe prej ndryshimit të ligjit, edhe rej abuzimeve. Sipas qeverisë, projekt-ligji i ri vendos të drejta të barabarta për personat me aftësi të kufizuara. dhe nga skema do të përjashtohen abuzuesit. Por protestuesit thonë se qeveria e re socialiste iu kthye një projekt-ligji gë rrëzuar nga qeveria demokrate. Personat me aftësi të kufizuara kanë frikë se me projektligjin e ri mund të humbin disa të drejta si ajo e strehimit apo e punësimit të personit shoqërues.

XS
SM
MD
LG