Lidhje

PD: Demonstrata kundër prishjes së Obeliskut të Kavajës

  • Armand Mero

Në Shqipëri demokratët organizuan pasditen e djeshme një protestë kundër prishjesh prej inspektoriatit të Ndërtimit, të Obeliskut të Demokracisë ne Kavaje, i cili ishte vendosur në qendër të qytetit në kujtim të protestave të para kundër rregjimit komunist në mars te vitit 1990.

Deputetë dhe figura të njohura të partisë demokratike ju bashkuan kësaj proteste. Kryetari i degës së partisë demokratike Engjëll Cara, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama, tha se “ai nuk e vret dot shpirtin e Kavajës” ndërsa shtoi se “Obelisku është larë me gjakun e qytetarëve kavajas”. AI paralajmëroi se protestat do të vazhdojnë.

Obelisku i demokracisë njihet ndryshe edhe si “monumenti i dy gishtave”, simboli i qytetarëve shqiptarë në fillimin e lëvizjes që coi në rënien e regjimit komunist e që më pas mbeti si simbol i partisë demokratike.Drejtues të lartë të Partisë demokratike reaguan ashpër për ndërhyrjen e Inspektoriatit ndërtimor. Kryetari Lulzim Basha e konsideroi si “shprehje e urrejtjes që Edi Rama ka jo vetëm për demokratët, por për të gjithë shqiptarët e lirë” dhe foli për një “provokim dhe një gabim fatal të kryemnistrit”.

Prishja e Obeliskut, u bë sipas autoriteteve për t’i hapur rrugë rikonstruksionit të qendrës së qytetit të Kavajës. Kryetari i Bashkisë së qytetit i cili u zgjodh në 2011, si përfaqësues i të majtës, i pari në këtë qytet që prej viteve '90, ka deklaruar se Obelisku do të zëvendësohet nga një tjetër monument modern.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG