Lidhje

Tiranë: Protestë e tregtarëve dhe bisedime me bashkinë


Në Tiranë tregtarët protestuan sot përsëri kundër taksave të reja të vendosura nga bashkia për këtë vit, duke i quajtur ato të papërballueshme. Por drejtuesit e bashkisë pohuan se ato u hartuan për të liruar hapësirat publike nga tregtarët.

Disa qindra tregtarë të vegjël e të mesëm protestuan sot para bashkisë së Tiranës për rritjen e taksave vendore, duke i quajtur të papërballueshme.

Në tubimin që zgjati mbi dy orë ata theksuan se taksat e mëparshme i kishin vënë në vështirësi të mëdha, ndërsa taksat e reja janë dhjetëfishuar në disa raste dhe në disa raste janë futur taksa të reja.

Përfaqësues të tyre folën për gjendjen e vështirë që po përballen dhe për taksat e rritura nga janari, duke u kujtuar politikanëve socialistë premtimet e tyre elektorale për biznesin e vogël.

Nga ana e saj bashkia ka deklaruar se vendimi për taksat është një procedurë e zakonshme dhe se shumat e mbledhura do të shkonë në të mirë të kryeqytetit.

Tregtarët kërkuan dialog me drejtuesit e bashkisë dhe në mbrëmje u zhvillua një takim me përfaqësues të dy palëve.

Ata deklaruan se taksat e reja janë vendosur në kundërshtim me ligjin për funksionimin e qeverisjes vendore dhe në kundërshtim me ligjin për taksat vendore.

Protestuesit pohuan se taksat janë të papërballueshme dhe shumë prej bizneseve mund të mbyllen sepse janë duke falimentuar.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG