Lidhje

PS, kërkesë Kolegjit Zgjedhor për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Lezhë


Në Shqipëri Partia Socialiste paraqiti sot në Kolegjin Zgjedhor kërkesën për ripërsëritjen e zgjedhjeve në qarkun e Lezhës ku sipas tyre pati parregullsi të tilla që e bëjnë të pavlefshëm votimin e 23 qershorit

Socialistët pretendojnë parregullsi në të paktën 6 qendra votimi, katër të Lacit ku sipas tyre ka patur kërcënime e presion ndërsa në dy të tjera, sipas tyre, është votuar në emër të emigrantëve që nuk kanë qenë në Shqipëri.

Qarku i Lezhës rezulton të ketë qenë më problematiku. Rinumërimi i kutive në komisionin qëndror të Zgjedhjeve nxorri në pah se demokratëve u ishin mohuar afër 800 vota. Por rezultati i ri i dalë pas hapjes së kutive nuk konsiderohet i vlefshëm, pasi Kolegji rrëzoi vendimin e marrë nga KQZ vetëm me katër anëtarë, ndërkohë që kërkohet një shumicë prej 5 votash.

Edhe demokratët kana paralajmëruar se do të bëjnë ankimim në Lezhë që të rinjihet rezultati i dalë nga rinumërimi, pavarësisht se ai nuk ndryshon ndarjen aktuale me 4 mandate për koalicionin e djathtë dhe tre për të majtët.

Ndërkohë sot Kolegji Zgjedhor pritet të shprehet edhe për cështjen e Kukësit ku është Lëvizja socialiste për integrim e cila pretendon të marrë një mandat.
XS
SM
MD
LG