Lidhje

Qeveria e Shqipërisë reagon ndaj zhvillimeve në Maqedoni

  • Armand Mero

Dhuna ndaj shqiptarëve u cilësua si “kriminale dhe e patolerueshme", që trondit vlerat e një shoqërie multietnike dhe demokratike

Qeveria shqiptare reagoi ndaj zhvillimeve të fundit në Maqedoni, duke i cilësuar ngjarjet e rënda të ditës së djeshme dhe dhunën e shfaqur sot në Shkup ndaj shqiptareve si “akte kriminale të patolerueshme, por edhe një tronditje serioze për vlerat themelore të një shoqërie multietnike dhe demokratike”.

Ministria e Jashtme shqiptare shprehu shqetësimin se “rishfaqja e incidenteve me sfond etnik dhe rritja artificiale e tensioneve e në Republikën e Maqedonisë, është sinjal alarmi për të gjithë ata që të ardhmen e rajonit e shohin në familjen e Bashkimit Evropian dhe jo në një rikthim tek e shkuara e tensioneve, apo konflikteve etnike”.

Ministria e Jashtme shqiptare u bën thirrje të gjithë faktorëve politikë në Maqedoni dhe veçanërisht faktorëve politikë shqiptarë “të tregojnë maturi, pjekuri dhe veprim politik të përgjegjshëm”, ndërsa kërkon nga autoritetet e vendit që “të ndërmarrin masa të menjëhershme për zbulimin dhe dënimin e autorëve, si dhe të përkujdesën që këto raste mos të përsëritën. Forca e ligjit duhet të veprojë ndaj kujtdo që kryen, apo mbështet akte të tilla dhune”, nënvizon deklarata zyrtare e Tiranës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG