Lidhje

Shqipëri: Marrëveshje për reformën në drejtësi


Në Shqipëri opozita dhe koalicioni qeveritar arritën sot një marrëveshje për të bashkëpunuar në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Në komisionin parlamentar të ligjeve u ra dakord që opozita dhe shumica të kenë një numër të barabartë prej 5 anëtarësh secila në komisionin e reformës.

Marrëveshja kërkon mirëkuptimin e dy palëve për çdo pikë të reformës.

Palët ranë dakord që kryetari i komisionit të mos përdorë votën e tij të posaçme për të rrëzuar propozimet e opozitës.

Sipas marrëveshjes, kur votat mes palëve janë të barabarta, atëherë do të ndiqen rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtarë.

Mirëkuptimi me opozitën u diskutua edhe në mbledhjen e grupit të deputetëve socialistë. Kryeminisitri Edi Rama shprehu vendosmërinë për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Sistemi i drejtësisë vlerësohet si më i korruptuari dhe më problematiku në institucionet demokratike të vendit.

Kjo reformë po mbështetet fort edhe nga diplomatët perëndimorë, që po i kërkojnë autoriteteve të luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin për t'u integruar në Bashkimin Europian.

XS
SM
MD
LG